Pa protokol dhe pa fjalime të drejtuesve të institucioneve, thjeshtë me këngë e vallzim veç për qeifin e tyre, sot parashkollorët e Institutit Nacional Çerdhja për fëmijë “Gëzimi fëmijëror” në Gostivar, i dhanë fund ndjekjes së edukimit parashkollor me porosinë: Lamtumirë Çerdhe, raporton Pro Radio
Lamtumirë çerdhe, Збогум градинке, Hoşçekal kreşım në tre gjuhë dhe në mjedis të bukur natyror në Anfiteatrin veror të qytetit, parashkollorët kënaqën prindërit, edukatorët dhe përkëdhelëset me vallzimet e tyre të bukura, të përgatitura në përkujdesin e edukatorëve dhe përkëdhelësve të tyre.
Ky manifestim është një manifestim tradicional të cilin e përgatisin edukatoret bashkë me fëmijët e grupeve të mëdha që i përcjellim për në shkollë dhe të cilët fëmijë i thonë lamtumirë çerdhes.
Është një periudhë e jetës që çdoherë do të mbetet në kujtesën e tyre, andaj, edukatoret u kujdesën që të bëjnë sa më tepër fotografi.
Me këtë manifestim, parashkollorët 6 vjeçar u dhënë fund ditëve të tyre në foshnjore, për të bërë
hapin e parë drejt bankave të shkollës fillore në fillim të shtatorit. Pro Radio

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.