Sot (30-maj) në ora 09:30 në SPB Tetovë është raportuar për zjarr në një depo për deponimin e produkteve të një fabrike në Tetovë, që gjendet në mes të rrugëve “Iliria” dhe “Boris Kidriç” në Tetovë. Sipas raportit fillestar nuk ka persona të lënduar, kurse ekipet nga Njësiti teritorial kundër zjarrit  arin masa për lokalizimin e tërësishëm të zjarrit.

   Shërbimet e SPB Tetovë tani më janë në vendin e ngjarjes dhe marin masa adekuate.

SPB Tetovë apelon qytetarët që ti përmbahen daljes së panevojshme, kalimit ose qëndrimit në vendin e zjarrit dhe përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.