U ndje në Gostivar, Shkup dhe Tetovë! Observatori sizmologjik me detaje rreth intensitetit të tërmetit
Observatori sizmologjik i Maqedonisë së Veriut njofton se rrjeti pranë fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup ka regjistruar tërmet 296 kilometra në veriperëndim të Shkupit me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina.

Nga Observatori Sizmologjik njoftojnë se tërmeti në territorin e Maqedonisë së Veriut është ndjerë me intensitet prej 3 shkallëve në qytetet e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit. Radio Pro FM

“Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 23:07 me magnitudë lokale të Rihterit ML5.7, ndërsa është ndjerë nga qytetarët në Shkup, Gostivar, Tetovë dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas shkallë makrosizmike të Evropës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.