Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim karateistët e klubit “Asiart” nga Gostivari, kampionë që shënuan rekord historik në kamionatin shtetëror të karatesë që u mbajtë në qytetin tonë dhe i sollën Gostivarit 12 medalje nga të cilat 5 të arta dhe 7 të bronzta.

Këta kampion tani janë pjesë e reprezentacionit të RMV-së dhe do të marin pjesë në garat Ballkanike në Bosnje dhe Hercegovinë në muajn Qershor. Kryetari Taravari tha se këta sportistë janë krenaria e qytetit dhe premtoi mbështetjen e pushteti lokal.

Kampionët shoqëroheshin nga trajneri i tyre, kareteisti i mirënjohur Berat Jakupi, i cili prej vitesh drejton klubin e karatesë “Asiart” në Gostivar. Ai ka falenderuar komunën dhe kryetarin Taravari për mbështetjen e dhënë në organizimin e kampionatit shtetëtor të karatesë i cili gjatë fundjavës së kaluar u mbajtë në Gostivar.

Jakupi ka shuar dilemat se kush është kampione shtetërore në karate mes Amina Abdurahimit nga Gostivari dhe Janina Dardhishtës nga Çairi. Ai tha se karateistja gostivarase fitoi këtë titull dhe u bëri thirrje mediave dhe personaliteteve të jetës politike e publike, para se të shpërndajnë ndonjë informacion, paraprakisht ta verifikojnë të njejtin.

Ndryshe, Kampionati Shtetëror i Karatesë për kadetë, juniorë dhe juniorë nën 21 vjeç i mbajtur gjatë fundjavës që lame pas, solli në Gostivar mbi 40 klube të karatesë nga i gjithë vendi. Radio Pro FM

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.