Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshjen me të rëndësishme deri më tani në kuadër të ciklit kualifikues për në kampionatin botëror ”Katar 2022”.

Të përzgjedhurit e Edoarado Rejas do të takohen me kundërshtarin direkt për vendin e dytë në grup, Poloninë.

”Kuqezinjtë” kanë 15 pikë dhe janë në pozitën e dytë të Grupit I, kurse polakët janë një pozitë më poshtë me një pikë më pak.

Reja është i detyruar sonte të bëj disa ndryshime, pasi nuk do t’i ketë në dispozicion Berat Gjimshitin (i lënduar), Endri Çekiçin (i suspenduar) e Sokol Cikalleshin (i infektuar me koronavirus), të cilët ishin startues ndaj Hungarisë.

Në vend të Gjimshitit pritet të luajë Frederik Veseli, Nedim Bajrami në vend të Çekiçit dhe Rey Manaj në vend të Cikalleshit. Sonte nga fillimi pritet të luajë edhe futbollisti më në formë shqiptar, Armando Broja./zeri

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.