Milevski: Gabimet ishin individuale, jo se dështoi taktika

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pësoi disfatën e dytë dhe tani kualifikimi në balotazh në Botërorin “Katar 2022” nuk varet nga Maqedonia. Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski beson se Gjermania trego klasin kur duhej dhe se ekipi është përgjigjur mirë taktikës së shtruar, vetëm në pjesën e parë.

“Dua të urojë Gjermaninë për fitore, e merituar. Nga ana tjetër nuk mund të jemi I pakënaqur për vendosjen dhe lojën në pjesën e parë, e posaqërisht nga tranzicioni, të cilat nuk shfrytëzuam asnjërën prej tyre. Në pjesën e dytë, katër gollat erdhën me gabimet tona individuale dhe nuk kanë lidhjem me taktikën dhe vendosjen e futbollistëve. Në pjesën taktike, futbollistët u përgjigjën mjaft mirë në pjesën e dytë, mirëpo pas golit të parë kishim rrënie edhe në pjesën fizike. Ndoshta përgatitja jo e mirë fizike të disa futbollistëve solli edhe gabime individuale,” tha në fillim Milevski.

Pastaj trajneri Milevski komentoi edhe lëndimin e Arian Ademit dhe gjasat për vendin e dytë.

“Arian Ademi është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe taktikës sonë. Pas zëvëndësimit të tij kishim 5-6 minuta , në të cilat Spirovski duhej të kap rritmin. Kundër Gjermanisë nuk mund të luash vetëm një pjesë, por duhet 90 minuta, nëse dëshiron rezultat pozitiv. Ajo që them se jemi duke u përgatitur për EURo 2024, nuk do të thot se kemi hjekur dorë nga vendi i dytë. Tani jemi në fazën e freskimit dhe krijimin e ekipi që të jemi konkurent në eliminatoret për EURO 2024. Për pjesën tjetër, secila mundësi e cila na jepet do të mundohemi që ta shfrytëzojmë,” tha në fund Milevski.

Kombëtarja e fundit që ka shënuar fitore në Shkup, është Austria në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2020./alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.