Brazili prish serinë perfekte të fitoreve në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. ‘Seleçao”, në raundin e 11-të ndeshjeve barazoi 0-0 me Kolumbinë në stadiumin e Barranquillas, ku të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme, me qëllim kryesor për të mos humbur.

As prania e Neymar Juniorit në fushë nuk i prishi ekuilibrat në rezultat, megjithatë duhet pranuar se skuadra e Tite ishte më pranë fitores, por Paqueta e Fred në pjesën e parë (15’ dhe 33’) dhe Raphina e Antony në fraksionin e dytë nuk ia dolën të mposhtnin portierin Ospina.

Lionel Messi, golashënuesi më i mirë i CONMEBOL-it me 80 gola, ishte frymëzuesi i Argjentinës në suksesin 3-0 ndaj Uruguait, në sfidën e zhvilluar në “Buenos Aires”. 6 herë fituesi i Topit të realizoi golin e parë të takimit në minutën e 38-të, i shërbyer nga Lo Celso, ndërsa në fundit e fraksionit hapës e dërgoi topin në rrjetë De Paul. Dominimi i Argjentinës vijoi edhe në gjysmën e dytë të lojës, teksa Lautaro Martinez, që kishte meritë edhe në finalizimin e dytë të vendasve, vulosi fitoren me shifrat e thella 3-0. Argjentina me këtë sukses ngushton disi hendekun me Brazilin, që kryeson me 6 pikë më shumë.

Kthehet te fitorja Kili, që triumfoi 2-0 përballë Paraguait, me gola të Brereton dhe Islas.

Venezuela e vendin të fundit arrin  të marrë fitoren e dytë në këto eliminatore, duke mposhtur 2-1 me gola të Machis dhe Bello, që përmbysën finalizimin e Valencias në fillim të përballjes.

Sfia e lartësisë 3640 metra mbi nivelin e detit mes Bolivisë dhe Perusë u mbyll me fitoren minimale të vendëse falë golit të shënuar nga Ramiro Vaca pak para se të mbyllej koha e rregullt. Bolivia luajti nga minuta e 76-të me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Henry Vacas me karton të kuq./supersport

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.