Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër do të pret kampionët e Botës dhe Europës, Gjermaninë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 8-të të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022. Pas triumfit të thellë në transfertën me Lihteshtajnin, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit kanë marrë vetëbesim të plotë dhe nesër do të kërkojnë ti bëjnë edhe një surpriz tjetër Gjermanisë pas asaj në Duisburg disa muajë më parë.

Bllagoja Milevski, seleksionues i Maqedonisë
“Na pret një ndeshje ndryshe nga ajo në Duisburg. Do të duhet të jemi të koncentruar maksimalisht nëse dëshirojmë rezultat pozitiv. Kundër një rivali si Gjermania, duhet të jemi të nivel të lartë, duhet të kemi kujdes në lëvizjet taktike. E respektojmë kundërshtarin që brenda ekipit ka shumë yje, ama këtu do të pyetet edhe Maqedonia në ndeshjen e nesërme. Besojmë në kualitetet tona dhe përkrahë respektit ndaj Gjermanisë”.

Stefan Ristovski, kapiten i Maqedonisë
“Ditën e sotme të gjithë luajnë futboll, pavarësisht rëndësisë së kundërshtarit. Fitorja është fitore, pavarësisht kundër cilit fiton, pasi secila fitore sjell tre pikë.  Gjermania është në maje të futbollit botëror dhe ne duhet ti përgjigjemi me disiplinë taktike dhe fizike. Për mua, çdo ndeshje është një përvojë. Kundër çdo kundërshtari. Gjigantët si Gjermania nuk i falin gabimet, ju japin shumë pak dhe ato duhet të shfrytëzohen”.

Ndeshja Maqedoni – Gjermani luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45. Kujtojmë se të gjitha biletat që ishin në dispozicion janë shitur dhe në stadium pritet të jenë rreth 17 mijë të pranishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.