Gjatë ditës së djeshme (5 tetor), për 5 persona janë përgatitë parashtresa adekuate për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse të fytyrës, kurse një person 26-vjeçar nga Skudrinjë të Gostivarit nuk kishte respektuar vendimin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për vetizolim, gjegjësisht gjatë një kontrolli të kryer nga pjestarët e policisë, nuk është gjet në shtëpinë e tij.

Kundër këtij personi do të përgaditet parashtresë adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave shëndetsore gjat një epidemie“ në bazë të nenit 206 të Kodit penal.

…….

Pjestarët e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (5-tetor) rreth orës 21:35, e kanë arrestuar 29-vjeçarin J.Z. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i dënuar me burg për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal. Pas ndalimit

në Stacionin policorë është dërguar në Burgun e Tetovës në Tetovë për të vuajtur dënimin me burg.

……

Mbrëmë (05-tetor) në orën 20:30, 48-vjeçarja R.I. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 18.00, në oborrin e shkollës në Banjicë të Poshtme, djali i saj i mitur kishte qenë i sulmuar fizikisht nga një person madhor që jetonte aty pranë në afërsi të shkollës.

Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.