Pas një ndërprerjeje mëse gjashtë orëshe Facebook tha se shërbimet e tij janë rikthyer në funksion.

Miliarda përdorues kishin probleme në qasje në Facebook dhe aplikacionet që janë në pronësi të kësaj kompanie, WhatsApp, Messenger dhe Instagram, transmeton REL.

Facebook tha më 4 tetor se “shërbimet në internet po kthehen”, por mund të duhet një kohë për t’i hapur ato plotësisht. Kompania me bazë në SHBA, u kërkoi falje përdoruesve për problemet.

Kjo është ndërprerja më e gjatë ndonjëherë, sipas grupit të monitorimit të ueb faqeve, Downdetector.

Ndërprerja filloi pasditën e së hënës (4 tetor). Sistemet e brendshme që përdoren nga punonjësit e Facebook gjithashtu ranë nga sistemi, duke e komplikuar problemin.

“Problemet që ndërprenë këtë komunikim u shkaktuan në ruterët që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave tona të të dhënave”, tha Facebook.

Gati 3 miliardë e njerëz e përdorin Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp për të komunikuar dhe reklamuar, dhe, në disa raste, hyjnë në shumë uebfaqe të tjera.

Ndërprerja nxori në pah faktin se sa shumë është e mbështetur bota në Facebook dhe teknologjinë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.