Gjatë ditës së djeshme (28-shtator), për 2 persona janë përgatitë parashtresa adekuate për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse të fytyrës.

……

Dje (28-shtator) rreth orës 16:20, personi L.I. (38) nga Çegrani i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se në një restorant në rrugën ,,Zhivko Brajkovski“ në Gostivar rreth orës 09.00 për shkak të marrëdhënieve të pa zgjidhura biznesore kishte qenë i sulmuar fizikisht nga personi L.D. (36) nga Gostivari.

Pak më vonë, rreth orës 11:55, i denoncuari L.D. ka raportuar se denoncuesi L.I. e kishte kërcënuar atë përmes telefonit për përballjen fizike në objektin hotelierik.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

……

Si pjesë e aktiviteteve të përditshme të kontrollit të trafikut që vazhdimisht kryhen në zonën më të gjerë të Tetovës, ndër të tjera, dje (28-shtator) janë zbuluar dhe sanksionuar 7 shoferë që drejtonin automjete pa kaluar testin e vozitjes dhe patentë të vlefshme. Ata janë

përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresa adekuate, duke rrikujtuar se gjoba për këtë lloj shkelje, sipas nenit 225 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, është 250 euro në kundërvlerë me denarë. Me një gjobë të tillë (250 euro) do të ballafaqohen edhe personat të cilët ua kanë dhënë automjetet për të drejtuar, edhe pse kanë qenë në dieni që nuk kanë poseduar patentë shofer.

Përndryshe, mesatarisht në muaj në rajonin e Tetovës zbulohen dhe sanksionohen 150 deri në 200 persona që drejtojnë automjete pa patentë shoferi. Në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me voyitës të motoçikletave dhe automjeteve të moshave të ndryshme prej 17 deri në 40 vjeç.

…..

Pasnesër (1-tetor), në zonën më të gjerë të Pollogut do të hapet zyrtarisht sezoni i ri i gjuetisë.

Me qëllim të parandalimit, përkatësisht përgjimit të veprimeve ilegale të individëve, por edhe gjuetarëve që të informohen më nga afër për pasojat e veprimeve të tilla, Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon që të respektohet në vazhdimësi Ligji për Gjuetinë.

Sanksionet për mospërputhje me dispozitat e Ligjit për Gjuetinë janë rigoroze dhe konsistente dhe pa përjashtim do të zbatohen për të gjithë njësoj, qofshin ata gjuetarë fillestarë apo gjahtarë me përvojë.

Gjuetarëve nga Pollogu gjithashtu u kujtohet se gjuetia e paligjshme paraqet vepër penale, për të cilin parashikohen gjoba dhe burgim prej një deri në tre, gjegjësisht pesë vjet, varësisht se kur, ku dhe çfarë lloj kafshe është qëlluar (neni 228 i Kodit Penal).

Gjuetarët udhëzohen të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur përdorin armët që posedojnë dhe mbajnë me vete në gjueti në mënyrë që të mos rrezikojnë të tyren dhe sigurinë e të tjerëve, por gjithashtu të mos u japin armë të tjerëve, veçanërisht personave që nuk kanë licencë për armë dhe që nuk janë anëtarë të shoqatës së gjuetsë.

Përndryshe, me fillimin e sezonit të ri, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në bashkëpunim me shërbimet e tjera, do të forcojë ndjeshëm kontrollet përmes vendgjuetive në zonë dhe do të marrë masat dhe aktivitetet e duhura për parandalimin dhe sanksionimin e gjuetisë ilegale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.