Gjatë ditës së djeshme (23-shtator), për 10 persona (GV) janë përgatitë parashtresa adekuate për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse të fytyrës.

……

Dje (23-shtator) në orën 14:45 minuta, pjestarët e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 40-vjeçarin S.S. nga Gostivari, i cili gjysmë ore më parë në rrugën e “Balindollit” në Gostivar, ka sulmuar fizikisht personin G.Sh. (22), gjithashtu nga Gostivari. Gjatë sulmit, sipas raportit, S.Sh. kishte përdorur edhe mjet të mprehtë, i cili më vonë është gjetur dhe konfiskuar. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Mbrëmjen e djeshme (23-shtator) rreth orës 22:55, në rrugën ,,Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personat B.K. (28) dhe B.G. (36) nga Gostivari, të cilët më parë kishin patur një grindje fizike. Rasti është sqaruar plotësisht dhe janë përgatitur

parashtresat adekuate për të dy sipas Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësis publike.

Në të njëjtën rrugë, dhjetë minuta pas mesnate (24-shtator), është arrestuar 29-vjeçari N.I. nga Gostivari i cili në gjendje alkoolike kishte prishur rendin dhe qetësin publike dhe ndaj tij gjithashtu do të përgatitet parashtresë adekuate.

……

Dje (23-shtator) në orën 09:30 në SPB Tetovë është raportuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një ndërtesë në ndërtim në rrugën “101” në Gostivar, personi N.C. (37) nga Republika e Shqipërisë dhe M.R. (54) nga Republika e Serbisë, të cilët ishin punësuar përmes një kompanie të Gostivarit, kanë pësuar lëndime të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku u transferuan për trajtim mjekësor. Inspektimi është kryer nga ekipi i Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.