Gjatë ditës së djeshme (21-shtator), për 13 persona janë përgatitë parashtresa adekuate për mosmbajtjen e maskave mbrojttëse të fytyrës.

……

Mbrëmë (22-shtator) rreth orës 01:10, në magjistralen Tetovë-Gostivar, pranë stacionit të pagesave në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.R. (52) dhe 28-vjeçaren MI. nga fshatrat Dobërdoll dhe Vrutok të Gostivarit, për shkak gjatë kontrollit të kryer ndaj, në automjetin e tyre është gjetur kokainë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatiten parashtresat adekuate.

……

Dje (21-shtator) rreth orës 17:30, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 28-vjeçarin S.M. nga Gostivari, i cili një ditë më herët kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 19-vjeçare.

Gjatë sulmit, sipas raportit, kishin marrë pjesë edhe nëna dhe dy motrat e tij.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

…….

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, dje (21-shtator) nga ora 09.00 deri në ora 14.00, është kryer kontroll aksioni ndaj këmbësorëve, në të cilin gjithsej janë zbuluar dhe u sanksionuan 39 shkelje (TE-19 dhe GV-20). Të gjithë shkelësit e rregullave të këmbësorëve kaluan rrugët të pasigurt jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë. Gjatë kontrollit, gjithashtu janë sanksionuare edhe 11 lloje të tjera të shkeljeve (TE-1 dhe GV-10).

Së bashku me këtë, këto ditë në Tetovë dhe Gostivar janë intensifikuar aktivitetet që kanë të bëjnë me parkimin, veçanërisht në rrugët që çojnë në shkolla, por edhe në zonat qendrore të qytetit. Mjetet e parkuara gabimisht dhe mbi të gjitha ato që pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë në Trafik, menjëherë sanksionohen dhe merren nga “shërbimet e merimangës”. Në periudhën e ardhshme, aktivitete të tilla do të intensifikohen edhe më shumë. Vetëm dje (21-shtator) në Tetovë dhe Gostivar janë marrë një dhjetra automjete të parkuara gabimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.