Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura botërore e cila tregon dashurinë e saj për atdheut shpesh herë, shkruan lajmi.net.

Ajo qëndron aktive në rrjete sociale teksa edhe kyçet në tema të ndryshme sociale apo kombëtare.

Këngëtarja jo rrallë herë edhe poston fotografi nga fëmijëria e saj pranë familjes së saj në Maqedoni.

Së fundi Bebe si duket u bë nostalgjike pasi ka publikuar një fotografi me stërgjyshen e saj në Gostivar, foto e shkrepur kjo nga koha kur ajo ishte vetëm 4 vjeçare.

“Unë me stërgjyshen time në Gostivar, Maqedoni kur isha 4 vjeç”, shkroi Bebe në mbishkrimin e fotografisë së ëmbël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.