Noizy është njëri nga artistët që ka reaguar ashpër për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë.

Pasi kërkoi nga fansat të reagojnë me dhunë kundër artistit serb ai ka dhënë një ide se si të prishin koncertin e tij.

Reperi shqiptar tha se duhet të organizohet një koncert i përmasave të mëdha me emra të njohur shqiptar në të njëjtën ditë dhe orë në mënyrë që publiku të shkojë aty e jo te koncerti i Bregoviç.

Noizy u ka bërë ftesë kolegëve të tij që të mblidhen dhe ta dështojnë festivalin ku merr pjesë këngëtari serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.