Nuk do të ketë doganë dhe pritje në kufi, kush dëshiron le të na bashkangjitet në “Ballkanin e Hapur”, porositën Rama, Vuçiq dhe Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot në Shkup kanë nënshkruar memorandumet e para në kuadër të iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, si hapa të parë për impuls të ri dhe konkret për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Ato kanë nënshkruar marrëveshje për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofa në Ballkanin Perëndimor, memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim në lidhje me qasjen e lirë në tregun e punës në BP dhe memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim për lehtësimin e importit, eksportit dhe qarkullimit të mallrave në BP.

Në konferencën e përbashkët të mbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Zaev tha se, do t’i obligojë ministrat resor që të sigurojnë realizim urgjent të asaj që është dakorduar sot dhe të zhvillojnë projekte të reja për lehtësimin e jetës së popujve të tre vendeve.

“Popujt tanë, para vetes kemi rrugë të njëjtë. Kemi vizion të njëjtë dhe vlera të njëjta. Ato janë vlera evropiane, së bashku, përpara, të ndërlidhur. Ballkani ishte mjaft gjatë i rrethuar me mure. Në vend të mureve sot kemi ndërtuar ura të reja”, tha Zaev.

Ndërkaq, Vuçiq tha se Serbia do të jetë partner i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për stabilitet rajonal, si dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Gjithë kjo është ide fantastike dhe vizion i jashtëzakonshëm. Ne mundemi, në emër të qytetarëve tanë, të jemi të kujdesshëm, të jemi të vlefshëm dhe të arrijmë rezultate. Nëse do të jetë kështu dhe nëse arrijmë rrugën prej Tiranës pa asnjë kufi deri në destinacionin tonë final, si dhe të sigurojmë rrugë të mira dhe hekurudhë të shpejtë, atëherë kemi bërë shumë dhe do të bëjmë shumë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Rama tha se vendet e tjera të rajonit janë të mirëseardhura t’i bashkangjiten kësaj nisme.

“Kjo nismë nuk është përjashtuese por gjithëpërfshirëse. Është e hapur dhe e lirë për të gjitha vendet që të veprojnë sipas interesit, sipas logjikës së tyre. Shqipëria do ta bëjë këtë proces kur dhe si të jetë e mundur dhe nga ana tjetër, nuk ka për ne asnjë problem nëse dikush tjetër nuk do ta bëjë apo do ta bëjë pjesërisht. Ne më 1 janar të 2023, do të kemi në vendet tona 0 sekonda pritje në kufi. Të tjerët janë të mirëseardhur të vijnë dhe të na bashkangjiten, nëse vijnë askush si pengon. Ishin në Tiranë 6 vendet për të diskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë, disa duan disa nuk duan. Nuk ka problem. Unë bashkohem plotësisht me bindjen se, politika më e mirë është bashkëpunimi, afrimi, ekonomia, rinia”, deklaroi Rama.

Në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara është paraparë mbajtja e aktiviteteve dhe trajnimeve të përbashkëta mes

Me memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim në lidhje me qasjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor shprehet vullnet që të lehtësohet lëvizja e njerëzve që të sigurohet qasje më e lirë dhe më e lehtë në tregun e punës me heqjen e lejeve të punës dhe thjeshtëzimin e procedurave për leje për qëndrim të përkohshëm.\portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.