Tërmet i fuqishëm goditi Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter goditi dje Kretën, duke lënë pas pasoja të shumta.

Epiqendra ishte në Heraklion të Kretës dhe banorët të tronditur nga goditja e fortë dolën me vrap në rrugë.

Dritare të thyera, çarje muri në shtëpi, si dhe dëmtime të tjera ishin disa nga pasojat e këtij tërmeti që u shoqërua me 4 pasgoditje që shkonin nga 3 deri në 3.5 të shkallës Rihter.

Një zyrtar grek në Kretë tha se “tërmeti nuk është veçanërisht shqetësues” duke shtuar se “këto lloje lëkundjesh janë një gjë normale për rajonin” tha ai.

Muajt e fundit Greqia është goditur nga disa tërmete, kryesisht në ishujt e Kretës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.