Artistja e famshme e grimit, Jenna Kristina, shpjegon se si ‘syri i koteleve’ është një version i zbutur i syrit të maces

Syri i maces është më i mprehtë dhe më dramatik, ndërsa ‘eye syri i koteleve’ është më shumë për dukjen e përditshme.

Për shkak se është më i vogël, ‘syri i koteleve’ gjithashtu kërkon më pak saktësi, transmeton Telegrafi.

– Duhet më pak presion për të arritur vijën e përsosur për ‘syrin e koteleve’ sepse nuk jeni duke tërhequr një vijë në të gjithë qepallën. Lapsi apo peneli i zi mbahet më afër syrit në vend që të tërhiqet mbi të gjithë qepallën – thotë Kristina.

Meqenëse nuk keni pse të tërhiqni lapsin e zi në të gjithë qepallën tuaj për të arritur një pamje dramatike të syve të koteleve, ka më pak të ngjarë të gaboni.

Si të arrini një dukje ‘sy koteleje’?

Ju do të përdorni lëvizjet e duarve njësoj si me lapsin ‘normal’, thjesht do të filloni në qendër të syrit dhe do ta bëni ‘bishtin’ sa më të shkurtër të jetë e mundur.

Ndiqni këto udhëzime:

▪ Merrni penelin e zi dhe bëni veprime të shkurtra dhe të holla, duke filluar nga qendra e syrit përgjatë vijës së qerpikëve.

Është më mirë të mbani sytë hapur dhe të shikoni drejt përpara derisa vendosni vijën, veçanërisht nëse keni qepallat poshtë.

▪ Shtoni një vijë të vogël në fund të syrit për të ngritur me kujdes sytë. Tërhiqni një vijë të shkurtër. Në këtë mënyrë ju do të keni sy të zgjatur dhe sytë tuaj do të duken automatikisht më të mëdhenj.

Nëse vija që tërhiqni në fund të syrit tuaj duket shumë e mprehtë ose shumë e gjatë, gjithmonë mund ta pastroni me një pambuk të lagur në tretësirë micellar ose korrektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.