Taravari nis nga Çegrani turin e dëgjesave qytetare dhe publike

Nga Çegrani e filluam turin e Dëgjesave Qytetare dhe Publike për të përgatitur Bashkëqeverisjen me Njerëz të cilët e duan Gostivarin,njoftoi Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari duke shtuar se kërkesat, idetë dhe propozimet e qytetarëve do të jenë edhe kësaj here pjesë e Platformës së ardhshme në qeverisjen tonë të përbashkët katër vitete e ardhshme.

Kjo është e vetmja mënyrë për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe kërkesave të banorëve tanë. Si pushtet lokal kemi treguar në mandatin tonë të parë i cili është drejte mbylljes se i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë transparencës në qeverisje dhe bashkëqeverisjes me qytetarët.

Të ndërgjegjshëm se nuk mund të dilet para banorëve dhe askujt tjetër me premtime për të ardhmen, pa dhënë llogari për punët që janë kryer e vijojnë të realizohen gjatë kësaj periudhe në detyrë , shkruan në facebook kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.