Myftiu i Gostivarit H.Sabahudin ef. Zendeli priti në takim kryetarin e Dijanetit Ali Erbash

Në selinë e Muftinisë së BFI-Gostivar, Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli në shoqëri të stafit të tij, në një atmosferë të ngrohtë ashti siç e ka zakon tradita gostivarase, të enjten, më 17.06. 2021, e priti Kryetarin e Dijanetit të Republikës së Turqisë Prof. Dr. Ali Erbash i shoqëruar nga homologu i tij nikoqir, Reisul Ulema i BFI e RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorë.
Në shoqërinë e Kryetarit të Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash ishte: Kryetari i Departamentit për Çështje Fetare në Dijanet z. Osman Tërashçë, Kryetari i Këshillit për Recitimin e Mus’hafit z. Osman Shahin, Anëtari i Këshillit të Lartë për Çështje Fetare z. Mustafa Irmakli, Drejtori i Departamentit për vendet e Evro-Azisë z. Salih Gjur, Atasheu për çështje fetare në Ambasadën Turke në Shkup, z. Mustafa Mesten, dhe të tjerë.
Fillimisht Muftiu e njoftoi mysafirin e lartë me anëtarët e Muftinisë-bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, e më pas edhe me organizimin dhe funksionimin e Muftinisë si pjesë e pandashme e Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
Nga ana e tij, Prof. Dr. Ali Erbash e falënderoi Muftiun për mikëpritjen dhe vlerësoi lartë punën e tij dhe të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit në sferën e organizimit të jetës fetare në këtë qytet me rrethinë.
Në shenjë kujtimi për këtë vizitë, Muftiu i dhuroi mysafirit të lartë, një vepër artistike me motive islame, pikturë të Kullës së Sahatit në Gostivar.
Më pas, prijësit fetarë bashkë me delegacionet e tyre, zbritën në Xhaminë e Sahatit, ku i pritën nxënësit e mektebit dhe IHBK me lule e me buzëqeshje, që më pas të mbajnë nga një fjalim drejtuar besimtarëve të Gostivarit me rrethinë dhe për të falur namazin e drekës me xhemaat.
Reisul Ulema, shfrytëzoi rastin që në emër të tij personal, në emër të Bashkësisëë Fetare Islame dhe gjithë myslimanëve të vendit, ta përgëzojë dhe falënderojë ekselencën e tij, Kryetarin e Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash dhe shoqëruesit e tij, për këtë vizitë mjaft domethënëse në Gostivarin e tij ku ka qenë dy dekada Mufti dhe vend nga i cili edhe vjen.
Kryetari i Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash edhe një herë shprehu kënaqësinë e tij që ndodhet në Gostivar me ç’rast pati rastin që të takohet me Muftiun e Gostivarit, imamët dhe besimtarët e këtij vendi.
Më pas, Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli i shoqëruar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Kryetari i Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash, së bashku me delegacionet përkatëse, vizituan Institutin e Hifzit dhe Bukurleximit të Kuranit Famëlartë “Hfz. Hasan ef. Zendeli”, mektebin e Xhamisë së Sahatit si dhe Xhaminë e fsh. Banjicë e Poshtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.