BFI:Edhe këtë vit nuk do të mund të organizohen udhëtime për në haxh

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut i informon qytetarët se edhe këtë vit nuk do të mund të organizohen udhëtime për në haxh. 

Marrë parasysh dëshirën tuaj të flaktë për të kryer Haxhin – kushtin e pestë të Islamit – me keqardhje ju informojmë për lajmin që na ka arritur nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite se edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet Haxhi”, thuhet në komunikatën e BFI-së. 

Nga BFI shpresojnë që pandemia të përfundojë dhe besimtarët të mund ta kryejnë haxhin.

“Gjendja e jashtëzakonshme që po vazhdon nga sëmundja fatkeqe Kovid-19 bën që Arabia Saudite të mos ketë mundësi që t’i hap kufijtë dhe ta mundësojë kryerjen e Haxhit me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të besimtarëve.  Mbesim me shpresë, që kjo sëmundje të ketë fundin e vet dhe inshallah viteve të ardhshme të vazhdojë kryerja e këtij obligomi fetar”,thuhet në njoftimin e BFI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.