ShBA-ja lehtëson masat për udhëtime për 61 shtete

1 min read

Shtetet e Bashkuara i kanë lehtësuar masat kufizuese për udhëtime për shumë shtete në kohën kur programi i vaksinimit po vazhdon të zgjerohet.

Agjencia publike e këtij vendi i përditësoi kriteret të hënën. Me vendimin e ri, 61 shtete u larguan nga niveli i katërt i rrezikut, i cili këshillon që të shmangen të gjitha llojet e udhëtimit me ato vende.

Shtetet si Franca, Spanja dhe Italia tashmë janë në nivelin e tretë të rrezikut, që nënkupton se personat e vaksinuar plotësisht mund të shkojnë në këto shtete, shkruan BBC.

Udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara mund ta vizitojnë Britaninë e Madhe, por duhet të vetizolohen, sepse ShBA-ja është në listën e verdhë në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se nevojitet vetizolim 10-ditor.

Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA thanë se i përditësuan kriteret për t’i dalluar më mirë shtetet me përhapje të madhe të virusit nga shtetet që kanë përhapje të vazhdueshme por të kontrolluar.

Në mesin e shteteve që u larguan nga lista me nivel 4 të rrezikut janë: Zvicra, Turqia, Danimarka, Rusia, Hungaria, Ukraina, Afrika Jugore e Filipinet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.