Dua Lipa thyen rekordin e saj në Billboard, “Levitating” po qëndron në ‘Top 10’ për 22 javë rresht

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin.

Arritje si këto i vulos edhe vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me këngën “Levitating” në vendin e 3.

Ajo ripostoi në Instastory një fotografi ku u tregua për arritjen e re të këngëtares. Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në “Billboard Hot 100” Dua u radhit në vendin e tretë.

Ajo së fundi theu rekordin që e vuri vetë disa javë më parë, Dua është artistja e vetme në dekadën e fundit që ka kaq shumë javë në ‘Top 10’ në Billboard.

“Levitating” ngaDua Lipa dhe Da Baby tashmë ka 22 javë rresht që po qëndron si kënga e preferuar publikut duke mos u larguar nga lista e 10 këngëve më të dëgjuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.