Gostivar:Viti shkollor 2020/2021 mbyllet me sukses

1 min read

Udhëheqësia e Komunës së Gostivarit së bashku me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme publike ka analizuar sot përfundimin e të vitit shkollor si dhe rezultatet e arritura të shkollave gjatë këtij viti në procesin edukativo-arsimor. I pranishëm në takim, kryetari Arben Taravari, ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për punën dhe rezultatet që kanë treguar në një vit të vështirë për shkak të pandemisë dhe kërkoi nga drejtorët që të vazhdojnë punën profesionale në ngritjen e mëtutjeshme të cilësisë në arsim. Aslian Snopçe, udhëheqëse e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, uroi që viti i ri shkollor të nis për së mbari dhe me prezencë fizike.

Për të arriturat e nxënësve në mësime dhe në gara të ndryshme, Komuna e Gostivarit me datë 17 qershor, nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre do t’u ndaj mirënjohje.

Në qytetin e Gostivarit në vitin shkollor 2020/21 ka pasur rreth 9.000 nxënës në shkollat fillore dhe të mesme, për edukimin e të cilëve janë përkujdesur rreth 1.200 mësimdhënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.