Gostivar:Ministria e Financave u bën probleme shkollave publike

1 min read

Ministria e Financave u shkakton porbleme shkollave publike në Komunën e Gostivarit. Edhe pse të parapara me ligj dhe me miratim të Ministrisë së Arsimit, ajo e Financave nuk lëshon mjete financiare për juristët, ekonomistët dhe higjienistët në disa shkolla të Gostivarit. Kjo u bë e ditur në takimin e sotëm që pati udhëheqësia e Komunës së Gostivarit me drejtorët e shkollave publike me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2020/21. Udhëheqësja e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe thotë se dy herë kanë bërë kërkesë për këtë çështje, por përgjigje nuk marrin nga ministria në fjalë.

Zgjidhjen e problemit, Komuna e Gostivarit do ta kërkojë në instanca më të larta, por që mos vijë deri aty, Snopçe uron që të zgjidhet ky ngërç i krijuar pa bazë juridike.

Ndërkohë, me ndryshimin e programit mësimorë nga viti i ardhshëm, shkollat shprehin shqetësimin e tyre se disa mësimdhënës me kontrata të përhershme pune, do të shpallen tepricë teknologjike, për çka kërkojnë zgjidhje ligjore nga autoritetet lokale dhe ato qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.