Në Gostivar nga Covid-19 janë trajtuar gjithsejt 5.500 pacient

4 min read

Nga fillimi i pandemisë e deri në muajin që lam pas në Gostivar janë trajtuar 5.500 pacientë për koronavirus, pjesa më e madhe e tyre në kushte ambulatore, kurse mbi 700 janë trajtuar me ditë të tëra deri në shërimin e tyre të plotë. Më të rënda kanë qenë muajt e fundit të vitit të kaluar dhe muajt e para të këtij viti.

Nga fillimi i krizës me virusin korona në repartin tonë nga muaji mars 2020 deri në mujain maj 2021 janë shëruar 702 pacientë. Sipas muajve, numri më i madh i pacientëve ka qenë muaji gusht 2020 me 63 pacientë dhe shtatori me 47 pacientë, pastaj nëntori dhe dhjetori me 75 gjegjësisht 98 pacientë. Në vitin 2021 muaj më të rënda dhe me më shumë pacientë kanë qenë muaji mars me 65 pacientë dhe prilli me 68 pacientë. Në ambulantë janë trajtuar 2.808 pacientë për vitin 2020, kurse gjatë vitit 2021 deri në fund të majit janë trajtuar 1.992 pacientë. Në nivel të Gostivarit janë testuar 8.081 persona në Qendrën për Shëndet Publik, kurse në Laboratorinë e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit janë realizuar 1.350 teste të shpejta”, deklaroi Ratko Naumoski – Udhëheqës i Rperatit Infektiv në Gostivar.

Rasti i parë me koronavirus në Gostivar u regjistrua me 19 mars të vitit 2020 dhe që atëherë në territorin e Gostivarit jetën nga SarsCov-2 e kanë humbur 247 persona.

Raste aktive aktualisht në Gostivar ka 24, kurse nga fillimi i krizës e deri në përfundim të muajit maj të këtij viti kemi pasur 247 raste të vdekjeve. Rasti i parë është regjistruar me 19 mars 2020. Gjithsejt të infektuar ka pasur 5.171pacientë, kemi 4.900 pacientë të shëruar”, deklaroi më tej Naumoski.

Situata ditëve të fundit sikurse në nivel eshteti edhe në Gostivar është stabilzuar dhe aktualisht në kushte spitalore trajtohen vetëm dy pacientë.

Pacientë të cilët trajtohen me sëmundjen covid, janë vetëm në Repartin Infektiv, ndërsa KovidQendrat e tjera në Spital i kemi mbyllur thuajse 15 ditë. Deri sot në repartin Infekiv kemi pasur tre raste, njërin e kemi lëshuar poashtru sot në shtëpi dhe kemi vetëm dy pacientë të cilët janë në gjendje përgjithësisht më të lehtë”, tha Naumoski.

Mjekët i gëzohen faktit që popullata ngadalë po i kthehet normalitetit, ndërsa numri I tyre që drejtpërdrejtë kanë kontribuar në trajtimin e personave me koronavirus në Gostivar, ka qenë shumë i madh.

Si mjek tani jemi më të qetë dhe nuk i gëzohemi asaj se ne do të kemi më pak punë, por i gëzohemi asaj se popullatën e kemi të shëndoshë, kjo është më e rëndësishmja për mjekët dhe personelin shëndetësor. Do të doja të falenderoj të punësuarit në Repartin Infektiv, mjekun Enes Memeti, specializantët të gjithë, motrat medicinale, motrën kryesore, teknikët. Puna jonë është e multidiciplinuar dhe ne gjatë kësaj pandemie së bashku kemi punuar me Laboratorinë e Përgjithshme, me Kabinetin e Rentgenit dhe Qendrën për Shëndet Publik, prandaj edhe atyre shumë faleminderit dhe pa mos i harruar edhe vozitësit nga parku vozitës i Spitalit të cilët në çdo rast na janë gjendur pranë”.

Me stabilizimin e situatës nga koronavirus, pas plot tetë muajve në vendin tonë nuk janë më detyrim të mbahen maskat në të hapur, kurse edhe dasmat lejohen me deri 100 mysafirë të ftuar.

Nga fillimi i pandemisë në Repartin Infektiv në Gostivar janë shëruar:
Mars 2020 – 25 pacientë; 135 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 5,4 ditë për shërim;
Prill 2020 – 19 pacientë; 85 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 4,5 ditë për shërim;
Maj 2020 – 6 pacientë; 60 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 10 ditë për shërim;
Qershor 2020 – 15 pacientë; 143 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 9,5 ditë për shërim;
Korrik 2020 – 40 pacientë; 78 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 12 ditë për shërim;
Gusht 2020 – 63 pacientë; 793 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 12, ditë për shërim;
Shtator 2020 – 47 pacientë; 502 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 10,7 ditë për shërim;
Tetor 2020 – 39 pacientë;
Nëntor 2020 – 75 pacientë;
Dhjetor 2020 -98 paicnetë;
Janar 2021 – 44 pacientë; mesatarisht për një pacient është dashur 8 ditë për shërim;
Shkurt 2021 – 40 pacientë; mesatarisht për një pacient është dashur 10,7 ditë për shërim;
Mars 2021 – 65 pacientë; mesatarisht për një pacient është dashur 10,1 ditë për shërim;
Prill 2021- 86 pacientë; 990 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 11,6 ditë për shërim;
Maj 2021 – 40 pacientë; 454 ditë ka zgjatur shërimi i tyre; mesatarisht për një pacient është dashur 11,3 ditë për shërim;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.