Taylor Swift i kthehet aktrimit, së shpejti pjesë e një filmi të ri

1 min read

Taylor Swift është bashkuar në filmin e ardhshëm të regjisorit David O. Russell në “New Regency”, shkruan Variety.

Ajo bashkohet me një listë të emrave të famshëm që përfshin Christian Bale, Margot Robbie, John David Washington, Rami Malek dhe Zoe Saldana.

Russell, regjisori prapa filmave fitues të “Oscar” me “American Hustle” dhe “Silver Linings Playbook”, është duke bërë regjinë e filmit të tij të re,

Bashkëpunimi është i pari që nga “Joy” i vitit 2015 me Jennifer Lawrence. Titulli i filmit, si dhe detajet e tij, janë mbajtur të fshehta deri tani.

Ai tashmë ka përfunduar prodhimin, me “Disney’s 20th Century Studios” që do ta lansojnë filmin në një datë ende të papërcaktuar.

Swift ishte veçanërisht aktive gjatë pandemisë, duke publikuar dy albume “Floklore” dhe “Evermore”.

Projekti i ardhshëm shënon rolin e saj të parë në ekran të madh që nga “Cats”, adaptimi muzikor i shfaqjes skenike të Andrew Lloyd Webber.

Swift bëri debutimin e saj në film në komedinë romantike të 2010 “Valentines Day” së bashku me Jessica Alba, Jessica Biel, Bradley Cooper dhe Taylor Lautner.

Ajo mori pjesë edhe në “The Giver” dhe një rol zëri në filmin e animuar e Dr. Seuss “The Lorax”. Në vitin 2020, ajo ishte subjekt i dokumentarit “Miss Americana”, i cili u shfaq premierë në Sundance Film Festival dhe më vonë debutoi në Netflix. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.