22 vjet nga albumi i parë, JLo kujton fillimin e karrierës në muzikë

1 min read

Më 1 qershor 1999, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez kishte lansuar albumin e saj debutues.

“On the 6”, ishte albumi i cili bëri që jeta e JLo të ndryshonte, ndërsa ishin fillet e para të karrierës së saj në muzikë.

Me rastin e përvjetorit të 22-të të albumit, artistja thotë se 1 qershori është gjithmonë ditë e lumtur për të.

“1 Qershori është gjithmonë një ditë e lumtur për mua! Ishte dita kur lëshova albumin tim debutues On The 6. Ai ndryshoi jetën time përgjithmonë… më ka çuar nëpër botë dhe më ka prezantuar në botën e muzikës dhe të gjithë JU  Faleminderit që jeni me mua akoma edhe sot !! ! Ju dua shumë!!!! Më tregoni më poshtë se cila është kënga juaj e preferuar nga albumi”, shkruan ajo.

JLo më pastaj është kthyer në kohë edhe me fotografitë që i kishte realizuar për atë album, ku dukej krejtësisht ndryshe.

E gjithë kjo vjen në kohën kur JLo pas ndarjes nga Alex Rodriguez është parë në shoqëri të ish-partnerëve të saj, madje pretendohet se me Ben Affleck tashmë ka rinisur romancë të re. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.