Një asteroid i madh do të kalojë pranë planetit tonë ditën e sotme, i cili dihet të jetë një nga llojet më të rrezikshëm pasi është klasifikuar si një asteroid Apollo. NASA po ndjek nga afër lëvizjet e asteroidit i cili pritet që të kalojë në tokë.

Sipas mediave, asteroidi me emrin 2021 JF1, po ecën nëpër galaktikë me 38,000 mph sipas listës së Qasjeve të Afërme të Tokës NEO të NASA-s. Ndërkohë në lidhje me këtë NASA thotë se diametri i vlerësuar i 2021 JF1 është midis 95 dhe 210m, potencialisht duke e bërë atë më të madh se Statuja e Lirisë në Neë York e cila është 93m e lartë.

Pritet që asteroidi të kalojë rreth 3.2 milion milje nga Toka në 1.11 të enjten në 27 Maj, sipas të dhënave të NASA. Kjo mund të tingëllojë shumë larg, por është relativisht afër në aspektin hapësinor dhe NASA konsideron gjithçka që kalon brenda 120 milion miljeve të planetit tonë si objekte afër Tokës. Sipas NASA-s, ai gjithashtu mund t’i afrohet Tokës në 5 Nëntor të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.