Gostivar:41 dënime për mosmbajtjen e maskës dhe një vendim i ri për izolim

1 min read

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 41 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, është përgatitë një vendim i ri për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 49 personave me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektim i vendimeve të lëshuara.

Në periudhën nga ora 24:00 më 16 maj deri në ora 05:00 më 17 maj 2021 në Gostivar,nuk është regjistruar asnjë shkelje e vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.