RMV:27 raste të reja,19 viktima dhe 192 të shëruar nga Covid-19

1 min read

Ministria e Shëndetësisë, informoi se në 24 orët e fundit, janë bërë 1.314 teste dhe konfirmohen 27 raste të reja të Covid-19 të regjistruara në:

-Shkup 19
-Prilep, Shtip dhe Vinic nga 2
-Strugë dhe Koçan nga 1

Gjatë 24 orëve të kaluara sipas ministrisë 19 pacientë kanë ndëruar jetë:7 nga Shkupi (58, 61, 67, 74, 76, 76 dhe 78), 3 nga Tetova (46, 72, 74), 2 nga Prilepi (61 dhe 67) dhe 2 nga Resnja (66 dhe 73), dhe nga një në Veles (63), Gostivar (78), Ohër (85), Vinic (68) dhe Gjevgjeli (76).

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 192 pacientë të shëruar nga virusi korona në:

-Shkup 83
-Kumanovë 17
-Manastir 11
-Strumic 9
-Veles 7
-Shtip, Strugë, Koçan dhe Kriva Pallankë nga 6
-Prilep 5
-Gostivar, Kavadar dhe Ohër nga 4
-Tetovë, Negotinë dhe Krushevë nga 3
-Sveti Nikole dhe Vinic nga 2
-Kërçovë, Gjevgjeli, Resnjë, Radovish, Dellçevë, Probishtip, Vallandovë, Bogdanc, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenica nga 1

Nga fillimi i pandemisë e deri sot ,në vendin tonë janë bërë gjithsejt 757.794 teste të Covid-19,ku numri i përgjithshëm i kovid të diagnostifikuarve është 154.725, numri i pacientëve të rikuperuar është 146.043, numri i viktimave është 5.230, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.452.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.