Alarmohen mjekët, një sëmundje misterioze e trurit po përhapjet tek njerëzit, ja simptomat

1 min read

Një sëmundje e trurit e cila sipas studiuesve mund të përhapet tek të tjerët është zbuluar në Kanada.Sipas mediave të huaja, në provincën New  Brunswick, janë identifikuar rreth 48 raste me këtë lloj sëmundje e cila sipas studiuesve është e ngjashme me sëmundjen Creutzfeldt-Jakob (CJD), një sëmundje e rrallë dhe fatale për trurin.

Mësohet se mosha e personave me këtë sëmundje varion nga 18-85 vjeç dhe simptomat përfshijnë reagime të tilla si: agresivitet, ankth, depresion, dhimbje muskujsh dhe spazma.

Gjithashtu në disa pacientë u vunë re probleme me gjumin, me të folurit, rënie drastike nga pesha. Michael Coulthart, kreu i rrjetit të mbikëqyrjes CJD të Kanadasë, u shpreh se gjatë këtyre 20 viteve punë nuk ka parë pacientë me këto lloj simptomash.

Më tej ai shton se këto raste të identifikuara së fundmi janë tepër shqetësuese pasi ende nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

Akoma nuk dihet se nga ka ardhur kjo sëmundje që deri tani është e panjohur, ndërsa po merret në konsideratë edhe mundësia e helmimeve për shkak të ndotjes së natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.