Merr fund drama në Turqi – një gol përcakton kampionin e ri

1 min read

Beshiktashi është kampioni i ri i Superligës së Turqisë në futboll.

Ata mbrëmë fituan 1:2 ndaj Goztepes, duke e fituar për të 16-tën herë titullin e kampionit.

Por, mënyra se si e fituan ishte ndoshta edhe me fat.

Beshiktashi përfundoi në vendin e parë me 84 pikë, aq sa kishte edhe Galatasaray.

Në rast të pikëve të barabarta, shikohen ndeshjet direkte, por edhe aty dy ekipet ishin njëjtë, 3:3.

Krejt në fund u shikua gol diferenca, teksa Beshiktashi kishte +45, ndërsa Galatasaray +44.

Pas katër viteve, Beshiktashi arrin ta fitojë titullin e kampionit në Turqi. Hera e fundit ishte në vitin 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.