Gostivar:N.P.“Parkingjet dhe gjelbërimi” me projekt për rikonstruimin e parqeve ekzistuese dhe rrethrrotullimeve

2 min read

Ndërmarrja Publike “Parkingjet dhe gjelbërimi” në Komunën e Gostivarit për vitin 2021 ka në dispozicion një buxhet prej 20 milionë denarëve që është një rritje prej 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje parashihet rikonstruimi i parqeve ekzistuese dhe krijimi i parqeve të reja në disa vendbanime rurale. Koha e mirë dhe temperaturat e larta që mbizotërojnë këtyre ditëve në Pollog, kanë bërë që Ndërmarrja Publike Komunale “Parkingjet dhe Gjelbërimi” në Gostivar të ndërmarrë aksion për dekorimin e rrethrrotullimeve në këtë qytet. Me këtë rast janë duke u mbjellë lule të reja dhe bëhet krasitja e luleve të mbjella më herët. Kreu i kësaj ndërmarrje, Bekim Çelebiu, apelon që qytetarët të mos dëmtojnë këta dekorime, sepse të njëjtat krahas pamjes estetike – po ashtu kanë efekt edhe në pastrimin e ajrit nga ndotja.

Prioritet i ynë mbetet mbjellja,mirëmbajtja e hapësirave të gjelbërta në qytet. Me këtë rast jemi duke rregulluar, dekoruar dhe zbukuruar rrethrotullimet në qytetin tonë. Sa më shumë gjelbërim të kemi, ne shmangim pluhurin, pastrojmë ajrin dhe japim pamje më të bukur pjesës urbane. Disa ditë më parë kemi bërë mbjelljen e fidanëve në oborret e banesave kolektive”, informoi Çelebiu. Ditëve në vijim pritet që fokusi i kësaj ndërmarrje të jetë në parkun e qytetin, ku edhe atje do të mbillen fidane. Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje, disa kompani kanë shprehur interesim që të dhurojnë fidane.

Neve si ndërmarrje vazhdojmë me mirëmbajtjen e parkut të madh të qytetit dhe pas përfundimit të punëve në rregullimin e unazave do të fillojmë me mbjelljen e druve në parkun e qytetit të Gostivarit me përkrahjen e vazhdueshme të bizneseve të Gostivarit të cilët dhurojnë dru dhe ne i mbjellim sipas nevojës”, theksoi drejtori Bekim Çelebiu, ndërsa falënderoi bizneset që nuk ngurojnë të ndihmojnë për të pasur më shumë gjelbërim.

Ai njoftoi se janë mbjellë mbi 180 dru dhe mbi 30 sosh do të mbillen në parkun e madh të qytetit të Gostivarit. Nga kjo ndërmarrje rikujtojnë qytetarët që të mos abuzojnë me hapësirat publike dhe njëkohësisht të kujdesen më shumë për pjesët e gjelbëruara që janë në zonat urbane. Viteve të fundit si në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut edhe në Gostivar dukshëm janë shtuar hapësirat publike me beton dhe asfalt duke humbur kështu një pjesë të bukur të parqeve dhe hapësirave me gjelbërim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.