NBA:Jazz-erët sigurojnë vendin e parë në Perëndim, fitojnë Dallas dhe Warriors!

2 min read

Members of the New Orleans Pelicans and Utah Jazz kneel together around the Black Lives Matter logo on the court during the national anthem before the start of an NBA basketball game Thursday, July 30, 2020, in Lake Buena Vista, Fla. (AP Photo/Ashley Landis, Pool)

Utah Jazz siguroi vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, 1 ndeshje para fundit të sezonit të rregullt në NBA. Skuadra nga Salt Lake City triumfoi lehtësisht në transfertën ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 109-93. Kroati Bojan Bogdanovic me 22 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Utah që me këtë sukses regjistroi fitoren e 51-të sezonale në 71 takime. Blindoi vendin e 5-të në Perëndim edhe Dallas Mavericks duke siguruar kalimin direkt në fazën e dytë të play-off. Skuadra teksane mposhti në American Airlines Center me rezultatin 114-110 Toronto Raptors. Luka Doncic me një triple double me 20 pikë 10 rebound dhe 11 asiste dhe Kristaps Porzingis 21 pikë dhe 10 rikuperime poshtë tabelës ishin dy basketbollistët që udhëhoqën Dallas-in drejt suksesit të radhës. Skuadrës kanadeze në krahun tjetër nuk i mjaftuan 57 pikët e realizuara nga dyshja Harris-Flynn.

Disfatë e prapanueshme për Los Angeles Clippers që u mposhtën nga skuadra më e dobët e këtij sezoni në Perëndim Houston Rockets me rezultatin 122-115. Me këtë humbje kalifornianënt rrezikojnë ndjeshëm të humbasin vendin e 3-të në Konferencën e Perëndimit teksa pësuan disfatën e 24-t sezonale në 71 takime. 23 pikët e Kawhi Leonard ishin të pamjaftueshme për Rockets që u ritkhyen te suksesi pas 7 humbjes rresht falë edhe paraqitjes së mirë të dyshes Olyink-Tate që sëbashku koleksionuan 40 pikë. Vijon forma e shkëlqyer për Golden State Warriors që mori fitoren e 5-të rresht pasi mposhti me rezultatin 125-122 New Orleans Pelicans për meritë të 21-vjeçarit Jordan Poole autor i 38 pikëve për Warriors që sfidën e Chase Arena në San Francisco e zgjidhën në dy periodat e para në të cilat ishin shumë lart se Pelicans.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.