Gostivar:Asnje shkelje e orës policore,11 dënime për mosmbajtjen e maskës dhe 4 vendime të reja për izolim

1 min read

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 11 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitë 4 vendime të reja për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 35 personave me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektim i vendimeve të lëshuara.

Në periudhën prej ora 24:00 më 13 maj deri në 04:00 më 14 maj 2021 në zonën e Gostivarit nuk janë regjistruar shkelje të vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve- orës policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.