Dua Lipa fitoi dy çmime në Brit Awards

1 min read

Dua Lipa ka kërkuar rritje të pagës për punëtorët shëndetësorë në Mbretëri të Bashkuar, pasi fitoi dy çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore për artistët më të mirë në Britani, transmeton REL.

“Është shumë mirë që të duartrokasim për stafin shëndetësor, mirëpo neve na duhet t’i paguajmë ata”, ka thënë ajo, teksa ia ka dedikuar njërin çmim infermieres pioniere Dame Elizabeth Anionwu.

Lipa ka fituar çmimin e artistes më të mirë dhe atë për albumin më të mirë në Britani, për projektin Future Nostalgia.

Ajo ka fituar dy nga tri kategoritë në të cilat ishte nominuar.

Little Mix është bërë grupi i parë me të gjitha anëtaret gra, që ka fituar cmimin për grupin më të mirë britanik.

Kjo njëherësh ka qenë ceremonia e parë e madhe që është mbajtur në Britani me prezencë fizike prej shpërthimit të pandemisë.

Në mesin e fituesve të mëdhenj kanë qenë edhe J Hus, Harry Styles dhe Taylor Swift.

Kjo ceremoni është mbajtur në sallën O2 Arena të Londrës, me 4,000 persona, pa distancë fizike apo maska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.