Pro-FM Gostivar

Manchester City eliminon PSG-në, shkruan historinë duke kaluar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

1 min read

Liga e Kampionëve e ka mësuar finalistin e parë të këtij sezoni.

Manchester City ka eliminuar PSG-në pasi e ka mposhtur me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales.

Skuadra e Pep Guardiolës ishte më bindëse dhe fitoi të dy ndeshjet 4-1 (1-2 dhe 2-0).

Riyad Mahrez ishte padyshim ylli i ndeshjes, ku përveç se shënoi dy gola bëri edhe paraqitje perfekte.

Algjeriani golin e parë e shënoi në minutën e 11-të ku shfrytëzoi mjaft mi8rë një top të kthyer.

Mahrez shënoi edhe golin e dytë në minutën e 63-të pas një asistimi të Foden.

Nga minuta e 69-të, PSG mbeti me 10 lojtar pasi që u përjashtua me të kuq Angel Di Maria.

Në finale, Manchester City do të takohet me fituesin e ndeshjes Chelsea – Real Madrid.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 29 maj në stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll.

Kjo është hera e parë e skuadrës angleze që arrin në finale të këtij kompeticioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.