Pro-FM Gostivar

Gostivar:Kronika e zezë

2 min read

Mbrëmjen e djeshme (3-maj) rreth orës 23:15, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, e kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.I. nga Gostivari, i cili kishte treguar sjellje agresive dhe kishte penguar pjestarët e policisë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe i njëjti gjithashtu më herët kishte shkelur vendimin për ndalimin e lëvizjes-orën policore. Ai është mbajt në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatiten parashtresat adekuate.

……

Dje (3-maj) rreth orës 19:30, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 38-vjeçarin H.Q. nga Gostivari, i cili më herët e kishte sulmuar fizikisht të kushëririn e tij 61 vjeçar, gruan e tij dhe vajzën.

Pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes kundër H.Q. do të pasojë parashtresë adekuate.

…….

Dje (3-maj) në orën 15.00 në Vërben të Gostivarit, është prishur rendi dhe qetësia publike, në të cilën K.N. (18), M.N. (21) nga njëra anë dhe një 16 vjeçar nga ana tjetër, të gjithë nga ky fshat.

Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

……

Dje (03-maj) në ora 18.25. në SPB Tetovë është denoncuar se në Balindoll të Gostivarit, vetura e tipit ,,mercedes“ me targa të Gostivarit, dë cilën e ka drejtuar personi L.B. (26) nga Balinolli, ka aksidentuar këmbësorin e mitur, ku këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad“ në Gostivar.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes nga ekipi i DPB-Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.