Pro-FM Gostivar

Arrihet marrëveshja mes Maurizio Sarrit dhe Romës

1 min read

Pas vetëm një sezoni pushim, Maurizio Sarri pritet të rikthehet menjëherë të drejtojë në Serinë A, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin e Romës dhe sipas mediave italiane, tashmë mungon vetëm firma, që pritet të vijë në fund të sezonit.

Gjatë fundjavës ka pasur një takim mes menaxherit të Sarrit, Fali Ramadani dhe drejtorit sportiv të Romës, Tiago Pinto, të cilët kanë rënë dakord për të nënshkruar për dy sezone, me një pagë prej pak më tepër se 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.

Tashmë trajneri Sarri do të duhet të zgjidhë kontratën me Juventusin, para se të firmosë një të re me verdhekuqtë, megjithatë brenda muajit maj pritet të vijë edhe prezantimi zyrtar i tij në pankinën e Romës

Presidenti i kryeqytetasve, Friedkin shqyrtoi disa alternativa për stolin, por në fund ngulmoi për Sarrin, një trajner i aftë të ndërtojë skuadra që luajnë futboll të shpejtë e të bukur, dhe për më tepër një njohës perfekt i Serisë A.

Ndërkohë trajneri aktual i verdhekuqve, Paulo Fonseca ka pranuar se këto janë javët e fundit në pankinën e Romës dhe sezoni i ardhshëm mund ta gjejë në kampionatin anglez, ku kërkohet nga disa skuadra të njohura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.