Pro-FM Gostivar

Dua Lipa nominohet për 4 çmime në “Billboard Music Awards”

1 min read

Është bërë publike lista e plotë e nominimeve për çmimet “Billboard Music Awards 2021”.

Këngëtari kanadez The Weeknd ka më së shumti nominime këtë vit, gjithsej 16 sosh, duke përfshirë çmimet për “Top Artist”, “Top Male Artist” dhe “Top Streaming Song Artist”.

Artistë të tjerë me shumë nominime janë edhe DaBaby me 11, Gabby Barrett me 9 dhe Pop Smoke me 10 nominime.

Këngëtarja kosovare Dua Lipa është po ashtu e nominuar në katër kategori që janë: Top Female Artist, Top Hot 100 Artist, Top Radio Songs Artist dhe Top Radio Song.

Dua do të ketë garë të fortë në këto kategori me këngëtaret e famshëm si: Billie Eilish, The Weeknd, Ariana Grande, Justin Bieber, Taylor Swift, Drake, Megan Thee Stallion e Chris Brown, shkruan eo.

Fituesit do të shpallen gjatë një ceremonie që do të zhvillohet më 23 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.