Pro-FM Gostivar

Lana Del Rey paralajmëron albumin e ri, do të publikohet në ditën e rëndësishme të SHBA-ve

1 min read

Lana Del Rey ka njoftuar se do të publikojë albumin e saj më të ri në Korrik. Albumi i titulluar “Blue Banisters” pritet të publikohet me 4 Korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Ky do të jetë albumi i saj i tretë në studio pas “Chemtrails Over the Country Club” të Marsit.

Del Rey më parë kishte thënë se do të publikonte një album të titulluar ‘Rock Candy Sweet’ në 1 Qershor. Njoftimi erdhi disa ditë pasi ajo nxori ‘Chemtrails Over the Country Club’ në 19 Mars.

‘Rock Candy Sweet’, tha ajo, do të sfidojë akuzat e përvetësimit kulturor dhe promovimin e abuzimit në familje. Në fillim të këtij muaji, Del Rey kishte paralajmëruar ‘Blue Banisters’ , për të cilën fansat spekuluan se ishte një këngë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.