Pro-FM Gostivar

Oscars 2021: Anthony Hopkins – aktori më i mirë, Frances McDormand – aktorja më e mirë

1 min read

Kryesorin çmim në Oscars e ka marrë filmi Nomadland [Best Picture], që përveç tij ia doli t’i merrte edhe dy çmime tjera.

Filmi i Chloe Zhao-s bëri historinë, Zhao është regjisorja e parë grua me ngjyrë dhe e dyta grua në histori që ka fituar çmimin e regjisores më të mirë në Oscars.

Anthony Hopkins, 83 vjeçar, është ndërkohë aktori më i vjetër që fiton çmimin e aktorit më të mirë për filmin “The Father” [Babai], shkruan BBC.

“Si 83 vjeçar unë nuk prisja që ta merrja këtë çmim. Përnjëmend,” tha ai. “I jam shumë mirënjohës Akademisë, dhe falemnderit.”

Frances McDormand fitoi Oscar si aktorja më e mirë për rolin e saj në Nomadland.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.