Pro-FM Gostivar

Gostivar:Kronika e zezë

1 min read

Dje (21-prill) rreth orës 18:15, në Zdunjë të Gostivarit, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 32-vjeçarin B.H. nga fshati Duf i Gostivarit dhe 15-vjeçarin nga Orqush, të cilët kanë qenë duke transportuar dru zjarri nëtë prera në mënyrë ilegale , gjegjësishtë pa dokumentacionin e nevojshëm me një automjet të tipit “Lançija” pa targa. Automjeti dhe drunjët janë dorëzuar në Policinë Pyjore për procedura të mëtejshme. Dy personat janë mbajtë në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, ku edhe do të përgatiten parashtresat adekuate.

…….

Mbrëmjen e djeshme (21-prill) rreth orës 20:15, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 54-vjeçarin

M.M. nga Negotina e Pollogut, i cili gjatë ditës së djeshme kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 55-vjeçare, djalin dhe nusen 30-vjeçare.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, ku e kishte dëmtuar dhomën për mbajtjen e personave të arestuar.

Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.