Pro-FM Gostivar

Gostivar:36 dënime për mosmbajtjen e maskës dhe 2 vendime të reja për izolim

1 min read

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 36 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor,janë përgatitë 2 vendime të reja për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 351 personave me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektim i vendimeve të lëshuara.

Në periudhën prej orës 20:00 më 21 prill deri në 05.00 të mëngjesit më 22 prill 2021 në rajonin e SPB-Tetovë, nuk janë regjistruar shkelje të vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.