Pro-FM Gostivar

Pentagoni konfirmon vërtetësinë e pamjeve të sapo rrjedhura që tregojnë pamje të shumta të UFO-ve

2 min read

Pentagoni ka konfirmuar vërtetësinë e pamjeve të sapo rrjedhura që tregojnë pamje të shumta të UFO-ve nga personeli i Marinës Amerikane, ndërsa qeveria përgatitet të lëshojë një raport të parë të këtij lloji për UFO-të shumë të pritura këtë verë.

Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, një video prej 18 sekondash tregon atë që përshkruhet si tre UFO në formë piramide që fluturojnë mbi anijen luftarake USS Russell natën në korrik të vitit 2019 në brigjet e San Diego.

Në një moment, objekti në formë piramide thuhet se qëndronte rreth 200 metra mbi “bishtin” e Russell.

Kjo thuhet të jetë videoja e parë që publiku ka parë nga incidenti i korrikut të vitit 2019 në të cilin UFO misterioze të përshkruara si mjete ajrore pa pilot thuhet se “kanë ngacmuar” të paktën tri anije luftarake amerikane gjatë stërvitjeve ushtarake për shumë ditë.

Muaj më parë, një pilot i FA-18 thuhet se përdori celularin e tij për të shkrepur fotot e tre avionëve të ndryshëm të paidentifikuar në brigjet e Oceana në mars, duke përfshirë dy UFO të quajtur “Metalic Blimp” dhe “The Sphere”.

Avioni i paidentifikuar i kapur nga piloti në Mars 2019 ishte në gjendje të qëndronte i palëvizshëm në erëra të forta, pa asnjë lëvizje, përtej aftësisë të pajisjeve të ngjashme të njohura, sipas Mysterywire.com.

“Unë mund të konfirmoj që fotot dhe videot e referuara janë marrë nga personeli i Marinës”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes, Susan Gough, për Fox News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.