Pro-FM Gostivar

Roma triumfon ndaj Ajaxit, Arsenal “ngec” në shtëpi, Man. United prek gjysmëfinalet

2 min read

Roma është skuadra e vetme që po mundohet të ruajë nderin italian në Europë dhe mbrëmjen e sotme mori një fitore me mjaft vlera 1-2 me përmbysje ndaj Ajaxit në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit.

Verdhekuqtë vuajtën jo pak në këtë takim, pasi në minutën e 24-t panë t’u dëmtohej anësori titullar Spinnazzola, ndërsa më pas ishte Klaassen, që pas një asisti të serbit Tadiç, shënoi duke i dhënë avantazhin Ajaxit.

Në minutën e 53-të serbi Tadiç shpërdoroi një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat, pasi humbi një 11-metërsh, që u kthye në burim force për Romën, e cila riktheu baraspeshën vetëm 4 minuta më vonë me kapitenin Lorenzo Pellegrini.

Tre minuta para fundit të lojës ishte mbrojtësi Brazilian Ibanez që shënoi golin e fitores për verdhekuqtë, të cilët tashmë hedhin një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Europa Leagues.

Zhgënjen në sfidën e parë çerekfinale Arsenali, që nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Slavias së Pragës. Topçinjtë e Mikel Artetës zhbllokuan sfidën në minutën e 86’ me anë të Nicolas Pepe, por miqtë barazuan në shtesë me Holes, ndërsa kualifikimi është shtyrë për në ndeshjen e kthimit në Çeki.

Me një këmbë në gjysmëfinale është edhe Manchester United, që triumfoi me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën ndaj spanjollëve të Granadës. Marcus Rashford në pjesën e parë dhe Bruno Fernandes me penallti afër fundit, ishin autorët e golave për “djajtë e kuq”.

Në sfidën e fundit të mbrëmjes, skuadra e vetme ballkanase në çerekfinale, Dinamo e Zagrebit u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga spanjollët e Villareal, falë një goli të Morenos në minutën e 44-t të pjesës së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.