Pro-FM Gostivar

Gostivar:4 shkelje të orës policore,36 dënime për mosmbajtjen e maskës dhe 35 vendime të reja për izolim

1 min read

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 36 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitë 35 vendime të reja për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 374 personave me vendime të tilla dhe është konstatuar se tre (3) persona në Forinë nuk i kanë respektuar vendimet për izolim.

Në periudhën nga ora 20:00 të 6 prillit deri më ora 05.00 të mëngjesit më 7 prill 2021 në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 4 shkelje të vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve- orës policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.