Pro-FM Gostivar

Sonte rrikthehet Champions league me dy ndeshje të nxehta

1 min read

UEFA Champions League është futur në një fazë tepër të nxehtë. Turneu më i rëndësishëm për klubet në Europë rikthehet të martën me dy përballjet e para të raundit të 1/8-ave. Pasi ‘theu’ Borussia Mynshen, Manchester Siti gjen një tjetër rival gjerman në këtë raund.

Anglezët vijnë pas një ecurie fantastike në javët e fundit, ku janë afruar me titullin në Premier League angleze, kanë siguruar gjysmëfinalen e FA Cup dhe kanë siguruar finalen e Karabao Cup.

Ndërkaq në krahun tjetër, Dortmund kërkon të harrojë sa më shpejt humbjen ndaj Eintracht Frankfurt në kampionat dhe kush më mirë se një fitore në Champions do qetësonte situatën te verdhezinjtë.

Përballje të fortë rezervon dueli i “Alfredo di Stefano” mes Real Madrid dhe Liverpool. Një sfidë që rikthen finalen e vitit 2019, duel ku triumfuan spanjollët.

Edhe në këtë sfidë janë Mbretërorët ata që kuotohen favorit, megjithatë të besuarit e Jurgen Klopp besojnë të bëjnë mirë dhe të surprizojnë. Të dy takimet luhen mbrëmjen e së martës në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.