Pro-FM Gostivar

Taravari për TV 24:Spitalet private të lëshohen në përdorim të shtetit

2 min read

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, njëherit dhe mjek, ka folur për gjendjen epidemiologjike, duke komentuar se gjendja në spitale është serioze dhe se njerëzit presin radhë për t’u liruar ndonjë krevat.

Taravari potencon se të afërmit që i njeh e thërrasin atë në telefon për t’i gjetur ndonjë vend të lirë në spital për të marë ndihmë mjekësore.

“Edhe pse Qeveria dhe ministria e shëndetësisë vazhdimisht thonë se gjendja është serioze, mirëpo ka ende disa krevatë të lirë, ja unë flas si mjek dhe disa shokë më thonë t’u gjej krevatë të lirë në kovid qendrat, dhe vazhdimisht mar të dhëna se nuk ka vende të lira, nuk ka ku të vendosen pacientët, dhe ka një numër të madh të cilët trajtohen në kushte shtëpiake”, thotë për Studio 10, Taravari.

Ai potencon se gjendja është alarmante dhe është koha që ministri të sjellë vendim që të gjitha kapacitetet e spitaleve private të lëshohen në përdorim të shtetit, së paku në një apo dy muajt e ardhshëm, derisa zgjatë vala e tretë.

“Shohim se vala e tretë është shumë më e rrezikshme dhe më serioze, dhe nëse shihen të dhënat, shihet se kjo valë e ka tejkaluar valën e dytë. Maqedonia është në vendin e pestë për të vdekur në një milion banorë për shtatë ditët e fundit, derisa është dhe në vendin e dhjetë për mortalitet, ndërsa në rajon jemi të parët për fatalitet, të infektuar dhe të vdekur”, theksoi Taravari.

Sipas tij, ora policore që është në fuqi për momentin, nuk e jep efektin e dëshiruar, ndërkaq ka vlerësuar, se restrikcionet shtesë duhej të kishte para 10 ditësh.

“Duhet të mendohet për masa shtesë restriktive. Duhej para 10 ditësh të fillohej me restrikcione. Ora policore pas orës 22, është hipokrizi”, tha Taravari për TV24.

Ai u shpreh se në këtë situatë të rënduar, numri i vaksinave të cilat për momentin i kemi është i vogël dhe vështirë se mund të vaksinojmë numër të madh të qytetarëve.

“Numrat janë për t’u brengosur. Në Britani të Madhe me 68 milion banorë, javën e kaluar kishte 254 të vdekur, derisa në Maqedoni me 2 milion banorë ka 263 të vdekur, që është rreth 9 të vdekur në një milion banorë në shtatë ditë. Për këtë them se në shkallë prej 1 deri në 5, gjendja alarmante me korona është 5, duhet të jemi të kujdesshëm si veprojmë dhe vendime të tilla të sillen nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, ministria e shëndetësisë dhe Qeveria”, thotë Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.